Aktualitet

Apeli i Posaçëm rrëzon vendimin për Alqi Bllakon, dosja rikthehet për rigjykim

Shkruar nga Liberale

Apeli i Posaçëm rrëzon vendimin për Alqi Bllakon, dosja

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të prishë vendimin e mëparshëm për çështjen ndaj ish-deputetit Alqi Bllako dhe të rikthejë dosjen për gjykim në një trupë tjetër brenda të njëjtës gjykatë.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Saida Dollani (kryesuese), Miliana Muça dhe Tereza Merkaj, shqyrtoi ankimimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimimin e vetë të pandehurit, lidhur me vendimin nr. 22, datë 11.03.2025, të dhënë nga Shkalla e Parë e GJKKO.

Në përfundim, Apeli vendosi prishjen e vendimit të Shkallës së Parë, duke urdhëruar dërgimin e akteve për rigjykim në një kolegj tjetër të së njëjtës gjykatë.

 

 

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH