Aktualitet

ALARM në Drenovë të Mallakastrës/ Përhapet zjari, flakët pranë nënstacionit elektrik dhe një pusi nafte

Shkruar nga Liberale.al

ALARM në Drenovë të Mallakastrës/ Përhapet zjari,

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e Drenovës në Mallakastër, duke shkaktuar shqetësim serioz mes banorëve dhe autoriteteve vendore. Flakët, të përhapura nga era e fortë, po avanconin me shpejtësi drejt infrastrukturës kritike, përfshirë një nënstacion elektrik dhe një pus nafte.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shërbimet zjarrfikëse janë të pozicionuara në afërsi të nënstacionit, për të shmangur çdo rrezik që zjarri të prekë pajisjet elektrike apo të shkaktojë një emergjencë edhe më të madhe.

Në ndihmë pritet të mbërrijnë edhe përforcime nga kompania Albpetrol, e cila është angazhuar për të ndihmuar në menaxhimin e situatës, veçanërisht për të mbrojtur pusin e naftës dhe një magazinë që ndodhet shumë pranë vatrës së zjarrit.

Banorët janë në ankth, ndërsa autoritetet lokale kanë kërkuar ndërhyrje të koordinuar dhe monitorim të vazhdueshëm për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Aktualisht, nuk raportohet për të lënduar, por dëmet mjedisore dhe rreziku potencial për infrastrukturën energjetike mbeten shqetësim kryesor.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH