Aktualitet

Akuzohet se vrau të dashurën në Pogradec dhe i vuri zjarrin banesës, del para Gjykatës Ilirjan Selmani

Shkruar nga Liberale

Akuzohet se vrau të dashurën në Pogradec dhe i vuri zjarrin

Ilirjan Selmani, 31-vjeçari, i arrestuar për vrasjen brutale të 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec, ka dalë sot para trupit gjykues për tu njohur me masën e sigurisë.

Selmani ka mbërritur në gjykatë i shoqëruar nga forca të shumta policie.

Ai akuzohet për veprën penale vrasje për shkak të rrethanave familjare.

Ngjarja ndodhi 3 ditë me parë dhe i riu u arrestua disa orë pas krimit pasi policia zbuloi dinamikën e ngjarjes përmes kamerave të sigurisë në zonë.

Në dëshminë para policisë, Ilirjan Selmani tha se kishte një lidhje trevjeçare me viktimën dhe se, pavarësisht diferencës në moshë, ai e donte, duke shtuar se marrëdhënia mes tyre ishte e trazuar nga xhelozia, alkooli dhe dhuna.

31-vjeçari e ka goditur me thikë disa herë Kozeta Teçon pas një grindjeje, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Më pas ai ka tentuar të zhdukë gjurmët duke i vënë flakën banesës.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH