Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë – Ersekë, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur anash rrugës.
Në automjet ndodheshin dy persona, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet zjarrfikëse dhe menjëherë po transportohen drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.