Aktualitet

Aksident në autostradën Lushnje–Fier, dy të plagosur në kryqëzimin e Savrës

Shkruar nga Liberale.al

Aksident në autostradën Lushnje–Fier, dy të plagosur

Pas aksidentit masiv, një tjetër aksident është regjistruar sot në autostradën Lushnje-Fier. Këtë herë dy automjete janë përplasur në kryqëzimin e Savrës.

Një mjet tip Volkswagen ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës dhe është përplasur nga një mjet tip ‘Benz’ me targa. Si pasojë e përplasjes dy drejtuesit e mjeteve kanë përfunduar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia e qarkullimit ka shkuar në vendngjarje për të disiplinuar trafikun ndërsa policia shkencore po dokumenton rastin. Sipas policisë, mjeti tip golf “Volkswagen” i ka prerë rrugën “Benz”-it.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH