Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:40, në aksin “Shkodër–Velipojë”, ku një automjet është përplasur me një motomjet.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se drejtuesi i automjetit, shtetasi E. H., ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi L. H.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.