Aktualitet

Aksident i RËNDË në Shkodër, 34-vjeçari përplaset me dyqanin, lëndohen 4 persona

Shkruar nga Liberale

Aksident i RËNDË në Shkodër, 34-vjeçari

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:10, në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, në fshatin Rrjoll.

Policia bën me dije se shtetasi nga Kosova, J. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J. B., dhe 3 pasagjerë (familjarë të tij), të cilët janë dërguar për mjekim, në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH