Aktualitet

A u hodh nga ura Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët? Kukulla e gjetur ndryshon PISTËN e hetimit! Vendi i vet*vrasjes mund të jetë...

Shkruar nga Liberale

A u hodh nga ura Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët? Kukulla e

Pista kryesore e hetimit se Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj janë hedhur nga ura e vjetër apo ura e re e Bunës, duke i dhënë fund jetës, për momentin bie poshtë për policinë dhe prokurorinë e Shkodrës.

Kjo pasi dyshohet se vendi i vetëvrasjes është poshtë urës dhe jo mbi urë.

Dyshimet e Policisë lindën pasi u gjet një kukull, që dyshohet se i përket njërës prej vajzave të Alma Arrazit, që u gjetën të pajeta në ujërat e lumit Buna dhje gjetja e saj kukullës zbuloi vendin se ku 39-vjeçarja mund të ketë kryer aktin e rëndë.

Policia vendore e Shkodrës gjeti poshtë urës së re të Bunës kukullën e cila dyshohet se i përkiste njërës prej dy vajzave të mitura.

Në fund të urës së re Bunës, në këmbët poshtë kësaj ure, në një vend me zhavor dhe pemë e shkurre, efektivët gjetën kukullën e cila është sekuestruar nga prokuroria dhe është dërguar për t’i bërë ADN-në, nëse ka apo jo lidhje me njërin prej tre fëmijëve të mbytur  në Bunë.

Kujtojmë se trupat e pajetë, të nënës, Alma Arrazit dhe dhe tre fëmijëve të saj të mitur, u gjetën në ujërat e lumit Buna. Fëmijët u varrosën nga familja e Arrazi në qytetin e Shkodrës, ndërsa 39-vjeçarja u varros në varrezat e Durrësit, pranë varrit të nënës.

Në lidhje me këtë ngjarje tronditëse për opinionin publik, është arrestuar bashkëshorti i së ndjerës, Erdgys Arrazi, i cili akuzohet për "shkaktim të vetëvrasjes", ndërkohë familja e tij ka hedhur poshtë pretendimiet e motrës së 39-vjeçares, e cila deklaroi në medie se bashkëshorti e dhunonte atë dhe fëmijët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH