Detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Toçe në Pogradec, e cila u gjet me shenja dhune, pasi banesa e saj ishte djegur nga zjarri.
Sotiraq Teço, kushëriri i viktimës, ka treguar se viktima jetonte e vetme por shtoi s nuk ka dijeni për ndonjë konflikt pronësie ku ajo mund të ishte përfshirë.
“Nuk di gjë, nuk ndërhyj dot në gjëra që nuk më lejohet. Kozeta jetonte e vetme kohët e fundit. Unë kam 20 vite që kam ikur, tre ditë kam që u ktheva nga Anglia. Isha në Niçë, zbrita nga atje, u lajmëruam dhe po vijnë e familjarë të tjerë. Nuk e dija që bëhej fjalë për Kozetën, e dija sikur bëhej fjalë për motrën e madhe se ajo është e ndarë. Për këtë nuk di gjë. Sa i përket kësaj ngjarje, e di shteti. Unë jam me shtetin, të japë drejtësi.”– tha ai.