Aktualitet

51-vjeçari ndërroi jetë në qelinë e burgut, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Kishte kërkuar ndihmë, por s'iu dha

Shkruar nga Liberale
51-vjeçari ndërroi jetë në qelinë e burgut, reagon

Komiteti shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me pretendimet e familjareve te Besnik Koçiut i cili pak javë më para ndërroi jetë në ambientet e burgut Jordan Misja në Tiranë.

Sipas përmbajtjes thuhet se i paraburgosuri që prej momentit që është akomoduar në qeli ka shprehur disa here shqetësime shëndetësore e ndërsa nga ana e gardianeve të burgut është vendosur zhvendosja e tij në një qeli ku ka qëndruar i vetëm.

“Mbrëmjen e datës 23 korrik, në Librin e aktivitetit 24 orësh ishin mbajtur shënime se në orën 20:45, i paraburgosuri Besnik Koçia ishte pa qejf. Në orën 21:00 dhe 22:05 kishte shkuar në dhomën e tij ndihmës mjekja e cila i kishte matur tensionin. Rezulton që prej këtij momenti, për afro 9 orë deri mëngjesin e nesërm kur është gjetur pa ndjenja, nuk ka asnjë praktikë që të dokumentojë njoftimin e mëtejshëm të gjendjes së tij shëndetësore nga ana e stafit policor apo atij shëndetësor.

Punonjësit e turnit të parë, në orën 7:00 të datës 24.07.2025 kishin konstatuar Koçiu nuk reagonte kur i flisni.

Ndërkohë, ishte kryer shoqërimi i tij drejt urgjencës së QSUT-së, ku prej mjekut të urgjencës ishte konkluduar se i paraburgosuri kishte pësuar arrest kardiak. Nga monitorimi i mësipërm, rezulton se shtetasi ka qëndruar i akomoduar në IEVP “Jordan Misja” për rreth 8 ditë, por pavarësisht kërkesave të tij të përsëritura për t’u dërguar në spital, një gjë e tillë nuk ishte realizuar për shkak se sipas konstatimeve të personelit mjekësor parametrat e tij ishin normalë dhe ishte rekomanduar kryerja e ekzaminimeve laboratorike të tij në vijim”, thuhet në reagim.

KSHH ka ngritur pikëpyetje për faktin që “diagnozat komplekse të këtij shtetasi si dhe vuajtjet e tij të vazhdueshme të konfirmuara edhe nga të paraburgosurit që ndanë dhomën me të, kërkonin një reagim të shpejtë për ekzaminim dhe trajtim të specializuar të tij menjëherë pas pranimit të tij në IEVP”.

Besnik Koçiu u arrestua në fillim të korrikut pasi në Valias plagosi një person me armë zjarri.

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH