Shqipëria ka nisur mbrëmjen e sotme garat në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, aktivitet që po mbahet në Bullgari, një event me rëndësi të dyfishtë, pasi është gjithashtu kualifikues për në Lojërat Olimpike.
Në stilin e shkëputjes, Calja nuk nisi me sukses duke dështuar në provën e parë me 148 kg.Megjithëse nuk fitoi medalje, 33-vjeçari arriti të mbyllë garën në vendin e pestë, një rezultat i lartë për peshëngritjen shqiptare, por jo për pritshmëritë e tij personale.
Megjithatë, ai arriti ta kalonte këtë sasi në provën e dytë. Pastaj ai provoi të shtonte më shumë peshë në 153 kg, por nuk ishte i suksesshëm. Me 148 kg, ai mbylli stilin e shkëputjes në vendin e shtatë. Kampioni në këtë stil ishte bullgari Bozhidar Andreev me 155 kg.
Në stilin e shtytjes, Calja fillimisht u bë mjaft i suksesshëm duke shtyra 180 kg. Megjithatë, ai nuk arriti të kalonte dy provat e tjera me 185 dhe 186 kg. Për rezultatin në shtytje, ai u rendit në vendin e pestë. Andreev u shpall kampion në këtë stil, duke vendosur rekord europian me 193 kg.
Me këtë rezultat, Calja vazhdon të jete jashtë Lojërave Olimpike, dhe shqiptaria nuk ka ndonjë sportist të peshëngritjes që plotëson normat për "Paris 2024".
Pas Europianit ka mbetur edhe një garë kualifikuese, Kampionati Botëror që do të mbahet në Tajlandë.
Radhën për të garuar në Europian nesër e ka një tjetër emër i madh i shtangës tonë, Erkand Qerimaj, i cili do të konkurrojë në peshën jo-olimpike 81 kg, me garën e tij që nis në orën 19:00.
KOMBËTARJA SHQIPTARE NË EUROPIANIN E SHTANGËS
Briken Calja 73 kg
148 kg në shkëputje, vendi i shtatë
180 kg në shtytje, vendi i pestë
328 kg në total, vendi i pestë
Erkand Qerimaj 81 kg
(16 shkurt, ora 19:00)
Kristi Ramadani 81 kg B
(16 shkurt, ora 13:00)
Ertjan Kofsha 89 kg
(17 shkurt, ora 16:00)
Ermand Tabaku 96 kg B
(18 shkurt, ora 10:00)
Albert Meta 109 kg B
(19 shkurt, ora 09:00)
Franko Ferra 109 kg B
(19 shkurt, ora 09:00)