Sport

Juventus ndal afrimet, synon të arkëtojë 100 milionë euro nga largimet

Shkruar nga Liberale.al

Juventus ndal afrimet, synon të arkëtojë 100 milionë euro

Juventus ka vendosur të ndalë për momentin afrimet në merkaton e verës. Klubi torinez nuk do të sjellë lojtarë të rinj pa larguar më parë disa futbollistë, pasi synimi është të arkëtohen 100 milionë euro nga shitjet deri në fund të merkatos.

Ka mbetur më pak se një muaj nga nisja e sezonit të ri të Serie A, ku Juventus do të përballet me Parmën më 24 gusht. Megjithatë, drejtori Comoli nuk shqetësohet nga koha e shkurtër që ka mbetur. Ai është i qetë dhe pritet të veprojë deri më 1 shtator, kur edhe mbyllet zyrtarisht merkatoja në orën 20:00.

Aktualisht, katër futbollistë janë shumë pranë largimit:

Timothy Weah – drejt Marsej për 18 milionë euro
Fabio Miretti – drejt Napolit për 15 milionë euro
Dusan Vlahovic – mund të largohet për 25 milionë euro
Douglas Luiz – drejt një transferimi për 40 milionë euro
Këto marrëveshje janë thuajse gati dhe pritet të zyrtarizohen së shpejti. Përveç tyre, edhe emra si Arthur, Rugani, Djalò, Kostiç dhe McKennie, mund të largohen në ditët në vijim.

Nëse këto largime realizohen, atëherë Juventus do të ketë hapësirë të mjaftueshme për përforcime. Objektivat kryesorë janë:

Kolo Muani, për të forcuar sulmin
Hjulmand ose O’Riley, për mesfushën
Një tjetër sulmues cilësor për repartin ofensiv
Merkatoja mbyllet më 1 shtator, kështu që drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë vetëm pak ditë në dispozicion për të përmbushur objektivat. Pritet një fund vere shumë i ngarkuar në Torino!

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH