Sport

EURO 2024/ Sylvinho bën ftesat e para, ja kush do të vendoset në krye të sulmit

Shkruar nga Liberale

EURO 2024/ Sylvinho bën ftesat e para, ja kush do të vendoset në

Ernest Muçi do të jetë pjesë e Shqipërisë në Euro 2024, ku edhe pse Sylvinho, përzgjedhës i kombëtares kuqezi, do të prezantojë të hënën (16:00) listën e lojtarëve që do të marrë me vete në Gjermani.

Ka qenë klubi i Besiktasit ka bërë me dije se sulmuesi i talentuar ka marrë ftesën për të qenë pjesë e Shqipërisë, së paku në grumbullimin paraprak.

Në sajtin zyrtar të bardhezinjve nga Stambolli është prezantuar lista e lojtarëve që do të angazhohen me përfaqësueset e tyre gjatë verës, e mes tyre rezulton dhe Ernest Muçi.

Kujtojmë se në fillimin e këtij vitit, Besiktasi shpenzoi plot 10 milionë euro për të blerë kartonin e 23-vjeçarit nga polakët e Legias, e ku Muçi është përshtatur shpejt në Turqi.

Në kampionat ka shënuar 3 gola në 13 ndeshje, ndërkohë që e gjeti rrugën e rrjetës dhe një herë në Kupën e Turqisë, në katër prezencat e tij.

Ai ka realizuar golin vendimtar që kualifikoi Besiktasin në finale. Sulmuesi ia doli që bashkë me skuadrën e tij të fitonte dhe trofeun e Kupës së Turiqsë pak ditë më parë, ndërsa në fushë u paraqit edhe Milot Rashica. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH