Sport

E habitshme! Përdorte aplikacion për takime, Beshiktashi i ndërpret kontratën lojtarit

Shkruar nga Liberale

E habitshme! Përdorte aplikacion për takime, Beshiktashi i

Një situatë e habitshme ka ndodhur te Beshiktashi, me klubin gjigand turk që i ka ndërprerë kontratën mesfushorit Emirhan Delibas për një arsye që duket vërtet e pabesueshme.

 

Arsyeja është se 21-vjeçari përdorte aplikacion për të njohur njerëz të rinj për takime dhe lidhje.


Në një deklaratë, klubi tha: “Ne kemi ndarë rrugët me futbollistin profesionist Emirhan Delibas me marrëveshje të përbashkët. I urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”.

Megjithëse arsyetimi zyrtar pas vendimit nuk u konfirmua, ka të ngjarë të ketë qenë i lidhur me profilin e pretenduar të Delibas në aplikacionin e takimeve “Bumble”.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH