Sport

City blindon Rodrin për t’i mbyllur dyert Realit!

Shkruar nga Liberale

 

City blindon Rodrin për t’i mbyllur dyert Realit!

Manchester City është gati ti ofrojë një kontratë të re mesfushorit  spanjoll i cili është kthyer në një pjesë të pazëvendësueshme të skuadrës së Pep Guardiolës. Rëndësia e tij në ekuilibrat e ekipit u bë edhe më e dukshme sezonin e fundit, kur pas dëmtimit të tij të rëndë, forma e City-t nisi të bjerë ndjeshëm.

Me kontratën aktuale që skadon në vitin 2027, drejtuesit e “qytetarëve” nuk duan të rrezikojnë dhe janë gati t’i ofrojnë një rinovim madhështor deri në vitin 2029, sipas raportimeve të gazetarit të njohur Fabrizio Romano.

Nëse marrëveshja finalizohet, Rodri do të bëhet lojtari i dytë më i paguar në skuadër, pas Erling Haaland. City kërkon të mbyllë gjithçka shpejt, edhe për faktin se së fundmi janë shtuar zërat për një interes të Real Madridit për mesfushorin 28-vjeçar.

Në Madrid, Rodri shihet si pasardhësi ideal i Toni Kroos, një figurë që mungon në mesin e fushës së ekipit të Xabi Alonsos pas largimit të gjermanit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH