Sara Gjordenin do ta shohim së shpejti në panelin e jurisë së emisionin argëtues të “She’s on Top” në Top Channel që pritet të fillojë së shpejti.
E ndërsa kjo është konfirmuar nga faqja zyrtare e emisionit në Instagram në një video, ku moderatorja Argjira Spanca shfaqet duke i përkëdhelur barkun e rrumbullakosur.
Sara Gjordeni para pak ditësh zbuloi se është në pritje të një vajze me partnerin e saj, këngëtaru nga Kumanova, Bardhi.
Lidhja e tyre e dashurisë lindi në formatin e Big Brother Vip dhe tashmë kanë nisur bashkëjetesën.