Showbiz

Vesa Luma flet për herë të parë për krizën në martesë

Shkruar nga Liberale

Vesa Luma flet për herë të parë për krizën në

Vesa Luma ka folur hapur për zërat që qarkulluan kohët e fundit mbi martesën e saj me Big Bastën. Për herë të parë, ajo pranoi në episodin e fundit të “The Dalina Show”se pas spekulimeve kishte diçka të vërtetë.

Një nga momentet që ndikoi në tensionet mes çiftit ishte pjesëmarrja e Big Bastës në reality show-n “Ferma VIP”. Vesa pranoi se kishte dyshime dhe shqetësime për këtë vendim. Lidhur me zërat e ndarjes, Vesa tha se ka pasur sfida dhe mosmarrëveshje, por asnjëherë ndarje.

“Unë kam pasur një fëmijëri shumë të vështirë, që nga mungesa e figurës kryesore që është babai, lufta, duhej të hyja në punë menjëherë sepse duhej të ndihmoja nënën që ishte shumë e re. Duke u lidhur shumë me nënën dhe me motrat dhe duke pasur frikë që një familje vjen që në një moment gjithçka mund të shpërbehet, kjo më ka dhënë forcën që mos të them fjalën e fundit të parën. Edhe unë edhe Geri [Big Basta] kemi momente kur nuk jemi mirë, kemi përplasjet tona, po fjala e fundit nuk është thënë asnjëherë.

Shpesh më thonë njerëzit pse s’kam reaguar atëherë. Unë me Gerin kemi qenë gjithmonë bashkë. Dhe ishte moment shumë i mirë që të tregonte Geri gjithë vlerat që kishte dhe nëse unë do të reagoja në atë moment, prapë njerëzit do merren me Vesën dhe Big Bastën.

Dhe unë kisha shumë dëshirë që publiku ta kuptonte vërtet se çfarë personi, artisti dhe njeriu është Geri dhe prandaj nuk kam reaguar sepse doja njerëzit të shihnin atë. Kjo pastaj u keqkuptua.

Mund ta them me bindje të plotë, kemi pasur mosmarrëveshje, por s’jemi ndarë kurrë. Jam shumë me fat që kam Gerin në jetën time sepse është një mbështetje shumë e madhe. Jetën familjare e kemi kult, nuk luajmë me atë gjë”, tha ajo. 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH