Showbiz

“Unë e di sa të vështirë e ke pasur” Letra që përloti Françeskën në studio

Shkruar nga Liberale

“Unë e di sa të vështirë e ke pasur” Letra

E ftuar në “S’e Luan Topi” ka qenë një prej konkurrenteve më të komentuara të edicionit të tretë të “BBV”.

Bëhet fjalë për Françeska Muratin ku kjo e fundit gjatë intervistës së saj ka marrë një letër prej nënës që e ka emocionuar tepër shumë.

Unë dhe babi morëm rrugën e emigrimit për një të ardhme më të mirë. Ne jemi munduar t’ju rrisnim dhe t’ju krijonim një fëmijëri të lumtur, jo si fëmijëria jonë. Uroj që t’ja kemi arritur.

Buzëqeshja jote ka qenë lumturia ime më e madhe që shuante çdo mërzi. Unë e di sa të vështirë e ke pasur ti përshtatjen në një shtet tjetër por kjo të ka bërë grua më të fortë. Sot jam shumë krenare për ty, ti Françeska ime je e bukur si jashtë dhe brenda. Mamaja jote do jetë pranë teje duke të ndihmuar në çdo hap. Të dua shumë”-ishte letra e nënës së Françeskës.

Françeska u shpreh se ndihet shumë krenare për nënën e saj dhe se është ndjerë shumë keq që ajo nuk e dinte për sëmundjen e bulimisë që ajo kishte kaluar, rrëfim që e bëri brenda shtëpisë së Big Brother.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH