Showbiz

Shkodra Elektronike pas Eurovision,ndez koncerte në zonat turistike

Shkruar nga Liberale

 

Shkodra Elektronike pas  Eurovision,ndez koncerte në zonat turistike

 Pas suksesit dhe jehonës që mori nga Eurovizion ku nuk munguan elementet e muzikës tradicionale, te Shkodra e tyre, skena në sheshin para bashkisë ka bërë bashkëqytetarë e turistë që kanë shijuar atmosferën e krijuar jo vetëm nga Shkodra Elektronike, por edhe nga Ledri Vula.

Drejtorja e Kulturës në Bashkinë Shkodër, Sara Smaja thotë se që nga nisja e sezonit veror, qyteti ka përjetuar një seri eventesh festive duke siguruar se edhe në ditët dhe javët në vijim, në çdo zonë turistike të Shkodrës do të organizohen koncerte dhe aktivitete me emra të njohur të artit shqiptar.

Koncertet e verës të organizuara nga Bashkia Shkodër do vijojnë të jenë epiqendra e argëtimit këtë sezon, një skenë e hapur ku muzika, kultura dhe turizmi bashkohen. Nga mbrëmja e së premtes, edhe Kalaja e Rozafës do të presë një koncert me këngë të bukura thurur për dashurinë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH