Showbiz

‘Shkëmbim banorësh me Italinë”/ Ledion Liço zbulon DETAJE nga "Big Brother Vip"

Shkruar nga Liberale

‘Shkëmbim banorësh me Italinë”/ Ledion Liço

Nesër në darkë starton ‘Big Brother VIP 4’ dhe të gjithë presim që të mësojmë detaje të reja.  Në një intervistë për “Shqipëria Live”, duke folur live nga shtëpia, Ledion Liço rrëfeu detaje për spektaklin. Ai tha se qëllimi këtë vit është që të bëjnë një Exchange,  shkëmbim të një banori të Big Brother-it të Shqipërisë, me një banor të Grande Fratello-s.

“Atmosfera është njësoj si çdo fillim Big Brother-i. Duhet të jemi gati nesër për të filluar. Është bukur. Adrenalina e fundit të fillimit. Të gjithë janë shumë entuziastë për atë që do të nisë. Ka nisur një shi shumë i madh, që në besëtytnitë tona është një bereqet i madh", tha Liço.

Sara Hoxha? Laert Vasili? Eros Grezda? Cubi Metka? Egli Tako? Sa prej tyre do të futen?

“Të paktën dy prej tyre dhe futen që nesër”

Bashkëpunim me Grande Fratellon?

“Po, e drejtë që pjesëtarë të stafit të BBVIP kanë shkuar në Grande Fratello dhe kanë folur me producentët e tyre. Qëllimi është që të bëjmë një Exchange, pra shkëmbim të një banori të Big Brother-it tonë, me një banor të Grande Fratello-s.

Kriteri i vetëm besoj se është kriteri gjuhësor. Të paktën të ketë një nivel të gjuhës për atë që shkon në Itali, që për ne shqiptarët është më e lehtë, sepse italishten e kemi gjuhë të dytë (qesh). Por edhe për atë që vjen këtu, duhet të di pak shqip. Edhe nëse s’di, do t’i bëjmë një kurs të shpejtë në avion. Ne jemi një grup që mundohemi të ndihmojmë njëri-tjetrin, që do të thotë që merremi me pak nga të gjitha. Dje më pyetën nëse jam entuziast. Në fakt koka ime përpara një prove të tillë është bosh. E rëndësishme për të gjithë ne është që çdo gjë të jetë gati", u shpreh ndër të tjera Ledioni.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH