
Flori ka shijuar privilegjet e kryefermerit, një prej të cilave ka qenë edhe qëndrimi tek “Njishi”.
Por pavarësisht benefiteve që ka përfituar atje, aktorit i kanë munguar edhe dy nga fermeret, me të cilat ka pasur më shumë afrimitet dhe ka kaluar mjaft kohë të bukur. Ato janë Mariana Kondi dhe Ditea Berisha.
Këtë gjë e bëri të ditur vetë Flori gjatë një bashkëbisedimi me Marianën, teksa vajzat po bënin grim për tu bërë gati për spektaklin e mbrëjes.
“Unë di të them që për ty dhe për Ditean më kishte marrë malli”, tha Flori.
Kjo deklaratë mori edhe një kundërpërgjigje nga Mariana.
“Po ti na e kishe thënë këtë gjë, se nuk e dinim”, shtoi aktoria./vizionplus.tv