Showbiz

Olsi Bylyku prek me dedikimin për partneren në ditëlindjen e saj: Të dashurosh dhe të riskosh është lavdi

Shkruar nga Liberale.al

Olsi Bylyku prek me dedikimin për partneren në ditëlindjen e saj:

Aktori dhe moderatori i njohur, Olsi Bylyku, ka zgjedhur një mënyrë tepër emocionale për të uruar partneren e tij, Denada, me rastin e ditëlindjes. Në një postim në rrjetet sociale, Olsi ka ndarë me ndjekësit një foto intime, ku shihet duke shkëmbyer një puthje të ëmbël me të dashurën e tij, shoqëruar me një dedikim prekës që ka prekur zemrat e fansave.

Në mesazhin e tij, Olsi vlerëson mbështetjen dhe përkushtimin e Denadës gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, duke theksuar se ajo ka qenë pranë tij pa kushte dhe pa kërkuar shpjegime, thjesht me dashuri dhe qëndrueshmëri.

“Te dashurosh është bukur, por të dashurosh dhe të riskosh është lavdi,” shkruan Olsi, duke e falënderuar partneren që e ka mësuar çfarë do të thotë dashuri e vërtetë.

Ai e përmbyll dedikimin me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen Amla. Të dua!”

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH