Showbiz

Nënë për herë të parë, rrëfimi prekës i Eleni Foureira për të ëmën e saj: Vetëm pasi linda e kuptova sa shumë

Shkruar nga Liberale

Nënë për herë të parë, rrëfimi prekës i

Këngëtarja shqiptaro-greke Eleni Foureira ka ndarë një rrëfim të ndjerë për marrëdhënien me nënën e saj dhe sfidat që ajo përjetoi gjatë fëmijërisë, duke rritur katër fëmijë në kushte të vështira ekonomike.

Ajo shtoi se, vetëm pasi u bë vetë nënë, kuptoi thellësisht gjithçka që kishte kaluar nëna e saj:

Rreth një muaj pasi linda, i thashë se nuk mund ta besoja që kishte rritur katër fëmijë, pa para. Mbaj mend që nuk kisha me çfarë të luaja, duhej të qepja rrobat tona. Nuk mund ta besoja që na rrite kaq mirë, me kaq shumë durim. Atëherë e kuptova sa shumë më do mami im. Nuk ka dashuri të tillë.”

Foureira foli edhe për transformimin personal që i solli mëmësia, duke e përshkruar si një përvojë që e bëri më të ndjeshme dhe më të vetëdijshme për dashurinë e pastër.

Që kur erdhi Hermes, jam përpjekur të bëhem përsëri fëmijë me të. Ti piqesh përmes gjithë kësaj. Është një ndjenjë e mrekullueshme, nuk mendoj se krahasohet me asgjë tjetër në botë. Mësova të dua, mësova se çfarë është dashuria pa interes,” tha ajo.

Duke iu referuar edhe komenteve shpesh negative në rrjetet sociale, këngëtarja pranoi se ndonjëherë ndikohet emocionalisht, sidomos kur bëhet fjalë për sulme personale apo akuza të pabaza.

“Do të ishte gënjeshtër të thosha që nuk mërzitem. Më lëndojnë kur thonë gjëra për të më lënduar qëllimisht. Kur nuk ka sens, vetëm urrejtje. Por unë e di kush jam dhe çfarë përfaqësoj si njeri.”

Megjithatë, Eleni tregon se zgjedh të ruajë distancën nga rrjetet sociale, për të mbrojtur qetësinë e saj:

Nuk jam tipi që lodhem në rrjete sociale. Nuk kam kohë për këtë. Nuk i shoh shumë. Nuk kanë asnjë vlerë.” /Panorama/

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH