Showbiz

Ndërron jetë Ozzy Osbourne/ Shkaku i vdekjes zbulohet dy javë më pas

Shkruar nga Liberale.al

Ndërron jetë Ozzy Osbourne/ Shkaku i vdekjes zbulohet dy javë

Një lajm i trishtuar ka prekur botën e muzikës rock. Legjenda e grupit Black Sabbath, Ozzy Osbourne, ka ndërruar jetë më 22 korrik, në moshën 76-vjeçare. Dy javë pas vdekjes së tij, është bërë publik edhe shkaku zyrtar i vdekjes.

Sipas certifikatës së vdekjes të paraqitur nga vajza e tij Aimée Osbourne në Londër, Ozzy ka vdekur si pasojë e një atakut në zemër, i cili ka ndodhur jashtë spitalit. Po ashtu, në dokument përmenden edhe probleme shëndetësore të mëparshme si sëmundja e arteries koronare dhe sëmundja e Parkinsonit, e cila kishte sjellë edhe çrregullime të tjera në trupin e tij.

Familja e tij ka dhënë një deklaratë emocionale për mediat, ku thuhej:
“Me më shumë trishtim sesa mund të shprehin fjalët, duhet të njoftojmë se Ozzy Osbourne ynë i dashur ka ndërruar jetë këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar nga familja dhe dashuria. Ju lutemi të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë të vështirë.”

Ozzy Osbourne, i njohur si "Princi i Errësirës", ka lënë pas një trashëgimi të madhe në muzikë dhe ka prekur miliona fansa anembanë botës.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH