Showbiz

"Më gjej se nuk kam..."/ Jozi realizon ëndrrën MATURANTIT, ja gjesti që bëri xhiron e rrjetit! (FOTO)

Shkruar nga Liberale

"Më gjej se nuk kam..."/ Jozi realizon ëndrrën

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Joz Marku, ka ndarë një moment të veçantë në rrjetet sociale. Ai ka treguar se është kontaktuar nga një maturant me një kërkesë të sinqertë:

“Ma gjej një makinë për maturë se s’kammmm”.

Duke mos ia mohuar dëshirën, këngëtari ka bërë të mundur që djali, Kristian, të shkojë në mbrëmjen e maturës me makinë luksoze, siç kishte ëndërruar.

“Suksese për Kristianin dhe të gjithë maturantët. Jam i lumtur që më kontaktoi dhe iku në maturë siç donte”, shkruan Jozi në një postim në “Instastory”.

"Më gjej se nuk kam..."/ Jozi realizon ëndrrën

Ndërkohë mirënjohja nga maturanti nuk mungoi. Në një mesazh falënderimi ai i shkruan Jozit:

“Shumë faleminderit Jozzz. Dhe nëse je i lirë të presim sonteee je i ftuar nëse dëshiron 15 min thjesht të ishe prezent do doja, meqenëse ke bërë një gjë kaq me vlerë për mua”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH