Xheneta Fetahu ka bërë dje një reagim në rrjetet sociale, ku duket se ka hedhur kunja drejt Egli Takos. Kjo e fundit performoi me flamurin shqiptar mbi supe gjatë një koncerti me tone patriotike.
“Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot ‘dashni’ për famë. Kur i shkelin flamurin – heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera – s’u gjeni kërkah”, shkroi Xheneta, duke nënkuptuar se e sheh këtë veprim më shumë si një lëvizje për famë sesa si shprehje të sinqertë patriotizmi.
Më pas ajo krahasoi artistët shqiptarë me ata amerikanë, duke shtuar:
“Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n ‘zemër, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime”.
Në fund, Xheneta lëshoi një kritikë të ashpër ndaj atyre që sipas saj e shfrytëzojnë imazhin kombëtar për popullaritet:
“Përdorni gjithçka veç talentin – edhe njerëzit, edhe kombin. Të pafytyrë me internet”.
Në një tjetër postim, Fetahu shkruan:
“E di që ju djegin të vërtetat, jeni rrit me rrena dhe jeni mësu t’ju ledhatojnë me fjalë boshe. Unë s’jam këtu me ju rrejt, as me ju mbajt në ajër. Ma mbani story-n më shumë se jetën – për pak ju nxjerr një album ‘inspirimi i djegshëm për mëngjes’.
Për punën time mos u lodhni, projektet e mia s’presin aprovimin e frustirmeve tuaja. Tatuazhin e hodha një herë, jo në çdo bashkëpunim si certifikatë patriotizmi për klikime”.
Edhe njerëzit që ndihmoj s’i kam nxjerrë kurrë në story, sepse s’jam aktor për ‘like’ si ca prej jush. Zgjoni veten, realiteti s’ka filtër. Puciii puciii”.