A do të jetë Kiara Tito prezantuesja e edicionit të ardhshëm të spektaklit muzikor “Kënga Magjike”? Kjo është pyetja që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, pas një videoje që është bërë virale.
Në pamjet e publikuara, Kiara dhe bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli, shihen në shoqërinë e Ardit Gjebreas dhe familjes së tij, duke kaluar momente miqësore së bashku. Por ajo që ka ngjallur më shumë kureshtje është një koment me tone ironike që bën Luizi, i cili dëgjohet duke thënë:
“E zëvendëson goca e tij Arditin. Ju mendoni se me mua? Harrrojeni! Me Kiara Titon.”
Kjo deklaratë ka ngjallur menjëherë reagime të shumta, duke shtuar dyshimet se ndoshta Kiara mund të jetë në bisedime për të qenë pjesë e prezantimit të festivalit të njohur muzikor në vitin 2025.