Showbiz

Incident në koncertin e Katy Perry, fansja humb ndjenjat në krahët e këngëtares

Shkruar nga Liberale

Incident në koncertin e Katy Perry, fansja humb ndjenjat në

Një moment emocional ndodhi gjatë koncertit të fundit të Katy Perry në Detroit, ku një fanse e vogël, McKenna, humbi ndjenjat sapo u ngjit në skenë për të kënduar me idhullin e saj.

Perry e ftoi nga shkallët më të larta të arenës, por emocionet ishin shumë të forta për vajzën, e cila u rrëzua në tokë para se kënga “The One That Got Away” të niste.

Reagimi i këngëtares ishte prekës: ajo u ul pranë McKennës dhe i qëndroi afër deri në ardhjen e ndihmës.

“O Zot, lutemi për McKennën, që ajo të rikthehet më e fortë se kurrë”, u lut Katy në skenë, përpara se të siguronte publikun se vajza ishte jashtë rrezikut.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm i muajit për Perry-n, vetëm pak ditë më parë, flutura mekanike ku po performonte ra disa metra mbi publik, duke shkaktuar panik. Fatmirësisht, gjithçka përfundoi mirë edhe atëherë.

 

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH