Dalja e Ilnisës padyshim ishte e bujshme, ashtu sic ishte dhe reagimi i Meritonit dhe dëshpërimi që ai shfaqi në ato momente.
Për daljen e Ilnisës, Meritoni fajëson Eglën, mirëpo sipas Julit, dalja e Ilnisës i paska shërbyer Rikes, sepse tani ajo po i "vardiset" sërisht Meritonit duke shfrytëzuar faktin që Ilnisa nuk ndodhet më brenda në shtëpi.
Kujtojmë që në javët e para të spektaklit u përfol për një romancë të mundshme mes Meritonit dhe Rikes, mirëpo nuk pamë që flirti i tyre të shkojë më tej.