Dy "fermerët" e Ferma Vip, Dijonisi dhe Mariana Kondi kanë folur sot për lojërat e fatit, duke shkëmbyer dhe batuta me njëri-tjetrin.
Gjatë bisedës Dijonisi rrëfeu se ai ka humbur 300 mijë paund duke luajtur bixhoz gjatë kohës kur ishte në Angli.
Ai tha se pas kësaj humbjes ai u bë shumë keq dhe shkoi në spital për shkak të depresionit.
Aktorja e pyeti më pas sesi veproi ai pas kësaj dhe ai i tha se u zgjua nga gjumi.
Batuta e tij ka shkaktuar të qeshura mes tyre dhe aktorja tha se me të vërtetë e besoi historinë e tij.
Pjesë nga biseda:
Dijonisi: Kam lënë 300 mijë paund në bixhoz kur isha në Angli. Më iku truri
Mariana: Çfarë bëre më pas? 300 mijë paund janë tmerr, mund të blije 2 shtëpia.
Dijonisi: Kam qenë shum keq, kam shkuar në spital dhe kasm qëndruar një javë.
Mariana: Çfarë bëre më pas?
Dijonisi: Piva një gotë ujë dhe u zgjova.
Mariana: Unë të besova me të vërtetë.