Showbiz

FOTO/ Vajzat shqiptare të ekranit bien pre e grabitjes në Romë: Ka hajdutë pa fund

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Vajzat shqiptare të ekranit bien pre e grabitjes në Romë:

Dy vajzat e njohura ekranit kanë rënë pre e grabitjes në kryeqytetin italian, Romë.

Adrola Dushi dhe Orinda Huta janë përballur më një situatë aspak të këndshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ato kanë bërë me dije se teksa kanë qenë në një udhëtim në Romë, kanë rënë pre e vjedhjeve.

Modelja publikoi foton e një pasaporte emergjente që është pajisur për shkak se i kanë vjedhur atë origjinalen. “Rome e bukura Romë”, ka shkruar Adrola. “Mirë që nuk na morën kokën të paktën”, shton më tej modelja, duke vënë gjithashtu edhe ikonën e neveritjes.

Ndërsa moderatores duket se i kanë grabitur valixhen që kishte në makinë. - “Nuk më është dukur kurrë Roma më e shëmtuar se këto dy ditë. Mos lini valixhet tuaja asnjë sec as në bagazh të makinës. Ka hajdutë pafund”, shkruan ajo në një postim në ‘instastory’, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.

FOTO/ Vajzat shqiptare të ekranit bien pre e grabitjes në Romë:

FOTO/ Vajzat shqiptare të ekranit bien pre e grabitjes në Romë:

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH