Alba Vukaj, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova,” është përfolur për lidhje romantike me biznesmenin Urim Destani.
Bukuroshja ka reaguar përmes një postimi në Instagram ndaj thashethemeve, duke e bërë të qartë se nuk ka asgjë të re në jetën e saj përveç punës.
Gjithashtu Alba ka premtuar se, nëse ndonjëherë do të konsiderojë dikë më shumë se një “shok,” do ta bëjë vetë publike.
“Besoj se e keni kuptu që nuk ka gjë të re në jetën time përveç punës. Ju premtoj që në momentin që të konsideroj dikë më shumë se veç ‘shok’… do ta bëj publike vetë,” ka shkruar Alba, duke shtuar se në këtë moment po fokusohet te puna dhe jeta e saj personale.