Showbiz

FOTO/ U gjet e pajetë në shtëpinë e saj, ende mister vdekja e yllit të pornografisë

Shkruar nga Liberale

FOTO/ U gjet e pajetë në shtëpinë e saj, ende mister vdekja

Ylli i pornografisë, Kylie Paige u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles disa ditë më parë, ndërsa autoritetet ende nuk e përcaktojnë shkakun e vdekjes së aktores së filmave për të rritur.

Ndërkohë, sipas mjekut ligjor, trupi i 28 vjeçares u gjet në shtëpinë e saj më 25 qershor. Paige, emri i vërtetë i së cilës ishte Kylie Piland, e filloi karrierën e saj në industrinë e filmave për të rritur në vitin 2016 dhe ka luajtur në më shumë se 200 filma.

FOTO/ U gjet e pajetë në shtëpinë e saj, ende mister vdekja

Në vitin 2017, ajo u shfaq në serialin e Netflix- it, “Hot Girls Wanted: Turned On”, i cili tregonte jetën e burrave dhe grave të përfshirë në industrinë e pornografisë. Ajo kishte folur hapur për problemet e saj me drogën në atë kohë.

FOTO/ U gjet e pajetë në shtëpinë e saj, ende mister vdekja

28-vjeçarja kishte punuar me “gjigantë” të industrisë së filmave për të rritur, siç janë “Vixen Media Group” dhe faqja e internetit “Brazzers”.

“Ekipi i Brazzers është thellësisht i tronditur nga lajmi i vdekjes së Kylie Page. Ajo do të mbahet mend për të qeshurën, mirësinë dhe dritën që solli kudo që shkoi. Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, miqve dhe fansave të saj në këtë kohë të vështirë”, tha faqja e internetit në një deklaratë.

FOTO/ U gjet e pajetë në shtëpinë e saj, ende mister vdekja

Nga ana tjetër, familja e 28-vjeçares ka krijuar një faqe “GoFundMe” për të ndihmuar në mbulimin e kostove të transportimit të trupit të saj në Oklahoma dhe funeralit të saj.

FOTO/ U gjet e pajetë në shtëpinë e saj, ende mister vdekja

“Kylie ishte një vajzë që i donte shumë mikeshat e saj dhe nuk hoqi kurrë dorë prej tyre. Ajo ishte një mikeshë që ishte gjithmonë aty. Ajo ishte lloji i personit që të bënte të ndiheshe si në një familje, pavarësisht se kush ishe. E humbëm shumë shpejt dhe tani familja e saj po përpiqet ta çojë nga Kalifornia në Midwest për t’u varrosur pranë familjarëve të saj”, thuhet në faqen e yllit 28-vjeçar të pornografisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH