Sara Karaj, blogerja e njohur e cila mori pjesë edhe në edicionin e ‘Dancing with the Stars’ ka zbuluar se nuk po kalon një periudhë të mirë shëndetësore.
Duke mos zbuluar diagnozën e saj, Sara ka ndarë disa foto në rrjetin social ‘TikTok’ ku sqaron se po kalon një sfidë shëndetësore këtë periudhë.
“Kjo është hera e parë që unë vendos të ndaj një pjesëz të vogël të një realiteti që në mendjen time, është kaq i shenjtë dhe kaq i fshehur vetëm për mua, por mbase ndihmoj dikë duke i thënë që Instagrami nuk është realiteti. Është një sekuencë e vogël e gjithë ditës dhe ajo që unë realisht do të doja të shikoja çdo ditë për t’u ndjerë mirë dhe kur gjërat nuk janë aq mirë. Është kaq e rëndësishme që ndonjëherë të ‘lëshohemi’ që të ngrihemi prapë. Por për të gjitha e dini ju, ia dalim!”