Dy prej emrave më të njohur të skenës shqiptare të hip-hop-it, Don Xhoni dhe Noizy, kanë rikthyer sërish rivalitetin mes tyre, këtë herë përmes postimeve të koduara në rrjetet sociale.
Don Xhoni publikoi një Instastory ku shihej brenda një veture luksoze, me një mbishkrim që fansat e interpretuan si një sfidë ndaj Noizy-t, i cili shpesh quhet “i pari” i skenës. Pak më vonë, Noizy u përgjigj me një foto pranë një Lamborghini me tufa parash mbi kapakun e makinës, duke shtuar tensionin me fjalët: “1’shi 2’shi 3’shi, pastaj vazhdojnë të tjerët.”
Kjo “luftë” e heshtur mes dy reperëve ka ndezur debatet dhe komentet e fansave, që mezi presin të shohin se cili do të bëjë lëvizjen e radhës në këtë duel të nxehtë në botën e hip-hop-it shqiptar.