Showbiz

Djali i Jonida Maliqit mbushi 13-vjeç, këngëtarja e uron dhe tregon më shumë për marrëdhënien me ish-bashkëshortin: Atë ditë kur mami dhe...

Shkruar nga Liberale

Djali i Jonida Maliqit mbushi 13-vjeç, këngëtarja e uron dhe

Më 24 dhjetor, para 13 vitesh, Jonida Maliqi u bë nënë për herë të parë dhe u bekua me një djalë.

Dani feston dhe mami Jonida nuk kishte se si mos t’i bënte një urim special. Ajo ka ndarë në Instagram disa pamje nga festa e tij dhe dedikimi ka qenë shumë prekës.

Jonida ka postuar edhe një kujtim nga koha kur Dan ishte ende në barkun e mamit. ‘Pa dashje’ ka evidentuar një fakt shumë të hidhur: ish-bashkëshorti nuk ka qenë thuajse kurrë prezent. Në dokumentin ku shënohen hapat më të rëndësishëm të shtatzënisë, shkruhet: ‘Atë ditë kur mami dhe babi dëgjuan për herë të parë rrahjet e zemrës sime’ e më poshtë, me stilolaps, Jonida ka korigjuar: ‘Në fakt ishte mami me gjyshen’, duke lënë kështu të kuptohet se marrëdhënia nuk ka qenë e shëndetshme as kur pritej të vinte një fëmijë në jetë.

Djali i Jonida Maliqit mbushi 13-vjeç, këngëtarja e uron dhe

"13 vjet më parë… nata e fundit që ishe në trupin tim sepse të nesërmen ti linde shpirti im, më 24.12.2011 dhe më në fund të preka, të ndjeva aromën dhe me ty ndryshoi i gjithë këndvështrimi i jetës sime.

Të dua më shumë se veten, faleminderit Zot, që më bekove me një ëngjëll që nuk njeh hipokrizinë, dashakeqsinë, inatin apo xhelozinë por është i paqtë plot dritë dhe i pastër si qelibar", shkruan Jonida më tej.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH