Dy reperët e njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe Noizy, dihet se jo gjithmonë kanë pasur raporte të mira me njëri-tjetrin.
Së fundmi ka qenë Rigels Rajku, Noizy i cili në një nga këngët e tij i bëri ‘diss’ artistit nga Kosova, për shkak të lidhjes që kishte me Dafina Zeqirin.
E në anën tjetër, të dy ishin në grupe të ndryshme rivalë, si në OTR ashtu edhe në Babastars. Por me sa duket tashmë ata janë miq të mirë duke lënë pas inatet e vjetra se po vazhdojnë të jenë mbështetës të njëri-tjetrit.
Noizy ka shijuar së fundmi një nga performancat e Ledrit në një mbrëmje, ku edhe i ka dedikuar disa fjalë.
“Një dhe i vetmi”, ka qenë mbishkrimi.