Showbiz

Diddy mbetet në burg, gjykata mohon kërkesën për lirim me kusht

Shkruar nga Liberale.al

Diddy mbetet në burg, gjykata mohon kërkesën për lirim me

Reperi i njohur amerikan, Sean “Diddy” Combs, do të qëndrojë në burg deri në shpalljen e dënimit më 3 tetor, pasi gjykata ka refuzuar kërkesën e tij për lirim me kusht, pavarësisht se ai ofroi 50 milionë dollarë si garanci.

Vendimi u dha nga gjykatësi Arun Subramanian, i cili sqaroi se Combs nuk ofroi prova të mjaftueshme për të justifikuar lirimin e tij dhe se rreziku për arratisje mbetet i lartë. Sipas gjykatësit, edhe rritja e shumës së garancisë nuk ndryshon situatën, për shkak të provave të shumta që rëndojnë mbi të.

Diddy është shpallur fajtor për dy akuza që lidhen me transportimin e personave me qëllim prostitucioni. Sipas prokurorisë, ai ka transportuar në SHBA të dashura dhe eskorta për akte seksuale, gjë që bie ndesh me Aktin Mann – një ligj federal që ndalon trafikimin për qëllime seksuale.

Avokati i tij, Marc Agnifilo, tha se Combs nuk duhet të konsiderohet si drejtues i një rrjeti prostitucioni, por thjesht si një individ që ka përdorur shërbimet e punonjësve të seksit për “pornografi amatore”. Ai shtoi se reperi kishte nisur një program për rehabilitim kundër dhunës në familje dhe duhej të lirohej për ta përfunduar.

Megjithatë, gjykata nuk pranoi këtë argument, duke thënë se mbrojtja nuk ofroi “arsye të jashtëzakonshme” për ta liruar menjëherë.

Dënimi përfundimtar ndaj 55-vjeçarit Diddy do të shpallet më 3 tetor, dhe ai përballet me një dënim deri në 10 vjet burg.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH