Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre me një dasmë madhështore.
Siç duket edhe nga fotot që të ftuarit VIP kanë publikuar në rrjete sociale, Dafina dhe Kreshniku vezullojnë nga lumturia dhe dashuria mes tyre.
VIP-at që festuan në mbrëmjen kushtuar dashurisë së Dafinës dhe Kreshnikut ihin: Ylli Limani, Festa Qoqaj, 2 Ton, Emina Cunmulaj, Remzie Osmani Osmani, Ronela Hajati, nëna e Rita Orës, e shumë artistë të tjerë nga Shqipëria e Kosova.
Në dasmën e Dafinës e pranishme ishte edhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Kujtojmë se Dafina është në lidhje me Kreshnik Gjergjin prej më shumë se një viti dhe propozimin për martesë e ka marrë me 14 prill.
“Kreshnikun e njoh prej 15 vitesh, e kam shok shumë të mirë, e kam dashur shumë. Ai ka qenë gjithmonë aty për mua. E kam marrë në telefon edhe kur kam qenë zemërthyer. Në asnjë moment nuk e kam ditur që ai ka një pëlqim tjetër për mua. E kam konsideruar si familje, që në fillimet e mia të karrierës.
Thonë ndonjëherë që e ke dashurinë e jetës aty, po s’e sheh. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Kur erdhi momenti që u lidhëm, në fillim, isha në shok. Është gjëja më e mirë që ka ndodhur në jetën time. Jam bashkë me shokun tim të jetës, që e di si të më bëjë të lumtur dhe të më mbështesë”, ka thënë më herët në një intervistë këngëtarja e njohur.