Showbiz

Eros Grezda zbulon për herë të parë portretin e të birit në një vjetorin e tij të lindjes! A i ribashkoi festa çiftin e ndarë tashmë?

Shkruar nga Liberale

Eros Grezda zbulon për herë të parë portretin e të

Djali i futbollistit të njohur Eros Grezda, Kian feston ditëlindjen e parë.

Në këtë ditë kaq të veçantë për të birin nuk kishte sesi të mungonte një urim nga Grezda, i cili gjithashtu ka bërë publike imazhin e të voglit të tij.

“Gëzuar ditëlindjen e parë, çdo gjë e imja”- ka shkruar futbollisti krahas fotos me djalin e tij.

Eros Grezda zbulon për herë të parë portretin e të

Eros Grezda zbulon për herë të parë portretin e të


Ditëlindja e djalit të tyre, Kian i bëri bashkë futbollistin dhe ish-partneren e tij Ajsel Abazi.

 

Ish-çifti i thanë fund martesës së tyre disa muaj pas ardhjes në jetë të djalit të tyre.  Lajmin e ka bërë të ditur kjo e fundit me anë të një postimi në Instagram, ku ndër të tjera thotë se me futbollistin nuk e lidh asgjë, përveç djalit të tyre të vogël.

Eros Grezda zbulon për herë të parë portretin e të

Në përgjigje të ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Ajsel thotë se ky vendim është marrë për të mirën e djalit të tyre të vogël, Kian.Po ashtu ish partnerja e Eros Grezdës kërkon mirëkuptimin e të gjithëve dhe të kursejnë komentet pasi, siç shkruan ajo “bëhet fjalë për një fëmijë të vogël në mes”.

“Mos paragjykoni- thotë Ajsel- pa i ditur rrethanat dhe arsyet që çuan në këtë vendim”.

Reagimi i Ajsel:


“E marr shume shpesh ketë pyetje dhe sot po vendos ti përgjigjem.

Po, është e vërtetë qe unë dhe Erosi nuk jemi më bashke. Mua dhe Erosin tashme na lidh vetëm djali ynë Kian, as edhe një gjë me tepër. Ky është nje vendim i ndërmarrë për te mirën e djalit.

Do ju lutesha te kurseheshit me komentet pasi behet fjale për një fëmije te vogël ne ketë mes, dhe do ju lutesha te mos paragjykonit pa i ditur rrethanat dhe arsyet qe çuan ne kete vendim. Faleminderit”, shkruan Ajsel.

Futbollisti Eros Grezda e mohoi lajmin për ndarje që pak kohë më parë qarkulloi në media. Të njohur të tyre thanë në ato kohë se ndarja kishte një sfond tradhtie.

Kujtojmë që në janar të vitit 2023, Grezda dhe partnerja e tij u martuan në fshehtësi, ndërsa disa muaj më pas ata u bënë prindër për herë të parë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH