Vendlindja e Shakirës, Barranquilla, e nderoi atë me një statujë të gjatë 6 metra .
Artistja Yino Márques e krijoi atë për t'iu referuar lëvizjes së saj më të njohur të kërcimit nga videoklipi i vitit 2005 për "Hips Don't Lie".
Këngëtarja ka postuar fillimisht foto të prindërve të saj, duke pozuar e buzëqeshur para saj. “ Më bën të lumtur ta ndaj këtë me prindërit e mi dhe veçanërisht me nënën time në ditëlindjen e saj”, ka shkruar ajo fillimisht.
Gjatë rrugës ylli i muzikës ka postuar foto të familjes së saj me kryebashkiakun e zonës dhe për përkushtimin që i kanë bërë, duke thënë : “Është shumë për zemrën time të vogël”.
Një zemër që kompozon, ijë që nuk gënjen, një talent i pashoq, një zë që lëviz masat dhe këmbëzbathura që marshojnë për të mirën e fëmijërisë dhe njerëzimit ”, thuhet ndër të tjera në dedikim. Më pas, Shakira ka postuar edhe një video në Instagram me statujën e dedikuar asaj, e punuar me shumë kujdes.