Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione të kësaj teknike zhdukjeje pa paralajmërim.
1. Binjakët
Me humorin e tyre, të bëjnë për vete në sekondë. Por po aq shpejt sa u fiksove ti… ata u mërzitën. Ndryshojnë mendim më shpesh se moti i prillit. Po ku shkuan? Askush s’e di.
2. Ujori
I pavarur dhe i çuditshëm sa duhet, Ujori zhduket nga një mesazh në tjetrin dhe rikthehet pas një muaji sikur s’ka ndodhur asgjë. “Po s’e hapa telefonin” – thotë ai, dhe harron që telefoni i tij është 24/7 në dorë.
3. Shigjetari
I dashuruar me lirinë, Shigjetari e ka të vështirë të qëndrojë gjatë në një vend – apo në një bisedë. Në momentin që gjërat bëhen “serioze”, ai ka ikur drejt aventurës tjetër.
4. Peshqit
Po, edhe ata! Edhe pse duken romantikë dhe të ndjeshëm, kur përfshihen shumë ndjenja… shpesh nuk dinë si të përballen dhe fshihen si nën ujë.
Pra, nëse dikush është zhdukur nga jeta jote pa sqarim – ndoshta është faji i yjeve, jo i yti!