Horoskopi Kinez, ose Sheng Xiao (生肖), është një praktikë astrologjike e lashtë që gjeneza e të cilit përkon që nga koha e dinastisë Han në Kinë. Kjo lloj astrologjie është themeluar me konceptet e YIN dhe YANG, me ndikime thelbësore në elementet natyrore dhe hënore.
Ngjashëm me astrologinë Perëndimore, horoskopi Kinez ka 12 shenja zodiaku të cilat përfaqësohen nga kafshët. Megjithatë, në astrologinë Kineze, stinët e shenjave të zodiakut përcaktohen nga viti i lindjes dhe jo nga muajt e vitit.
Në rend, shenjat e zodiakut Kinez janë: Breshka, Dragoi, Tigri, Lepuri, Zogu, Gjarpëri, Kali, Dhia, Majmuni, Gjeli, Qeni dhe Derri. Ngjashëm me astrologinë Perëndimore, çdo kafshë e shenjës së zodiakut është e përcaktuar nga disa karakteristika. Për shembull, energjia e Gjarpërit dihet se është sensuale dhe inteligjente ndërsa energjia e Kalit është e lehtë dhe e sinqertë.
Në astrologinë Kineze, çdo vit është i përcaktuar nga dy cikle të vazhdueshme:
1) cikli elementar: Druri, Zjarri, Toka, Metali dhe Uji (quajtur "dhjetë qiellorët"),
2) 12 shenjat e zodiakut në ndikimet e tyre të përputhshme yin ose yang.
Për shembull, cikli elementar i vitit 2024 është Druri. Në ciklin e zodiakut, është viti i Dragoit. Pra, 2024 është: Druri i Dragoit.
Një ndryshim tjetër mes astrologjisë Perëndimore dhe asaj Kineze është se cikli i shenjës së zodiakut është themeluar në Vitin e Ri Kinez i cili e fillon kalendarin bazuar në ciklet e hënës.
Kështu, fillimi i vitit kinez varion;fundi i janarit deri në fillim të shkurtit.
Për këtë arsye, është e mundur që dikush që ka lindur përpara Festës Kineze të Vitit të Ri të lidhë veten me simbolin e zodiakut të vitit paraardhës. Nëse keni lindur në janar ose në fillim të shkurtit, është e mundur që të identifikoheni me shenjën e gabuar të zodiakut. Për të siguruar që po identifikoheni me shenjën e saktë të zodiakut, shikoni raportin e horoskopit Kinez për vitin 2024./LIBERALE.AL
Marrë nga: Astrology.com
Përshati për LIBERALE.AL: Klerisa Azuni