Shenjat më me fat:
Luani
Me ndikimin e Marsit, Mërkurit dhe Jupiterit, energjia dhe guximi janë në kulm. Është momenti ideal për të marrë vendime të rëndësishme në dashuri dhe karrierë.
Shigjetari
Një frymë e re shprese dhe fuqie. Vullneti dhe optimizmi janë rikthyer. Planet për udhëtime, ndryshime apo projekte të reja nisin të marrin formë.
Peshorja
Pas shumë muajsh të vështirë, rikthehet energjia. Probleme fizike dhe emocionale lihen pas. Nga data 20 prill fillon një cikël i ri suksesi.
Shenjat që duhet të bëjnë kujdes:
Binjakët
Dita sjell tensione në marrëdhënie dhe ndjeshmëri të lartë. Kujdes me mënyrën si reagon dhe si komunikon.
Bricjapi
Lodhja nga muaji mars vazhdon të ndikojë. Në dashuri ka largësi dhe humbje lidhjeje emocionale. Koha për të reflektuar çfarë vërtet dëshiron.
Akrepi
Ndryshime të mëdha në punë dhe në plane afatgjata kërkojnë vëmendje. Mos lejo kritikat të të frenojnë, por kujdes me tensionet dhe ngarkesën nervore.