Bota

Trump nuk e paska me “shaka”, nxjerr nëndetëset bërthamore pas deklaratave të ish-Presidentit rus

Shkruar nga Liberale

Trump nuk e paska me “shaka”, nxjerr nëndetëset

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore amerikane “në zonat e duhura”, siç tha ai, duke reaguar ndaj deklaratave të Dmitry Medvedev i cili tha se Rusia është në rrugën e duhur dhe do të vazhdojë politikën e saj.

Në postimin e tij në platformën Truth Social, Trump iu referua drejtpërdrejt ish-presidentit rus dhe nënkryetarit aktual të Këshillit të Sigurisë së vendit, duke folur për “deklarata jashtëzakonisht provokuese” nga pala ruse.

“Kam urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore  në zonat e duhura, në rast se këto deklarata provokuese dhe nxitëse nuk janë vetëm fjalë”, vuri në dukje Trump, duke shtuar se “fjalët kanë rëndësi dhe shpesh çojnë në pasoja të paparashikuara”.

Postimi i Trump në detaje: 

“Bazuar në deklaratat jashtëzakonisht provokuese të ish-Presidentit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i cili tani është Zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, kam urdhëruar vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në zonat e duhura, në rast se këto deklarata provokuese dhe nxitëse nuk janë vetëm fjalë. Fjalët kanë shumë rëndësi dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të paparashikuara. Shpresoj që ky të mos jetë një nga këto raste. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje.”

Trump nuk e paska me “shaka”, nxjerr nëndetëset

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH