Bota

Trump: Do të vendosim sanksione kundër Rusisë nëse nuk ka armëpushim deri më 8 gusht

Shkruar nga Liberale
Trump: Do të vendosim sanksione kundër Rusisë nëse nuk ka

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë Rusisë një afat të ri për një armëpushim: 8 gushtin.

“Nëse nuk ka marrëveshje deri atëherë, ne do të vendosim sanksione”, tha Trump në një intervistë me Newsmax.

Presidenti amerikan shtoi se kishte biseduar me liderin rus dhe kishin patur një bisedë të shkëlqyer.

“Fola shumë me Putinin dhe mendoj se patëm një bisedë të shkëlqyer. Pastaj kthehem në shtëpi dhe shoh një bombë të rënë në Kiev dhe në disa qytete, duke vrarë njerëz. I them: ‘E di, sapo pata një bisedë të këndshme me të dhe mendova se e kishim zgjidhur problemin tri herë të ndryshme dhe ndoshta ai do të përpiqet të marrë gjithçka. Mendoj se do të jetë shumë e vështirë për të”, shtoi ai.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me mendimin e tij për Putinin, Trump tha se mendimi i tij “nuk ka ndryshuar”, por tha se ishte “i befasuar”.

“Patëm një numër bisedash të mira ku mund t’i kishim dhënë fund kësaj dhe papritmas bombat filluan të fluturonin”, përfundoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH