Një aksident tragjik ka ndodhur mëgjesin e së premtes në Ankara të Turqisë ku një autobus është përplasur me këmbën e një mbikalimi.
Sipas mediave turke 9 persona kanë humbur jetën, ndërsa 26 të tjerë janë dërguar në spital, ku shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, ka folur për aksidentin duke thënë se nga të dhënat e para dyshohet se shoferin mund ta ketë zënë gjumi, pasi në rrugë nuk shihen shenja frenimi.
Megjithatë, autoritetet janë duke e hetuar rastin për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.