Përplasja e helikopterit pranë Grimmas, humbin jetën dy persona dhe një tjetër rezulton i zhdukur
Dy persona humbën jetën dhe një tjetër rezulton i zhdukur pas përplasjes së një helikopteri të tipit EC-135, mëngjesin e së martës, pranë qytetit Grimma, në landin lindor gjerman të Saksonisë, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë.
“Sot në mëngjes, një helikopter EC-135 u rrëzua pranë Grimmas, në lindje të Lajpcigut, gjatë një fluturimi operativ të Bundeswehr-it. Dy anëtarë të ekuipazhit janë gjetur të pajetë, ndërsa një tjetër është ende i zhdukur,” thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë.
Aktualisht po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, helikopteri ishte në një fluturim stërvitor dhe ishte një mjet i marrë me qira për qëllime trajnimi nga Skuadroni i Helikopterëve 64.