Një vullkan në lindje të largët të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë në më shumë se 600 vjet. Vullkani ndodhet në gadishullin Kamçatka dhe ekspertët thonë se mund të lidhet me tërmetin masiv të javës së kaluar.
Reuters raporton se disa orë më vonë, një tjetër tërmet i madh në Rusi çoi në paralajmërime për cunami në tre zona të gadishullit. Të dyja ngjarjet mund të lidhen me tërmetin e fortë me magnitudë 8.8 ballë që goditi këtë zonë javën e kaluar.
Ekspertët rusë kishin paralajmëruar se lëkundje të forta pasuese ishin të mundshme për disa javë pas tërmetit të së mërkurës, i cili ishte një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë dhe bëri që miliona njerëz të evakuoheshin.
Dega e Kamçatkës e Ministrisë ruse për Shërbimet e Emergjencës tha se pas shpërthimit të vullkanit është regjistruar një re hiri që ngrihet deri në 6 kilometra (3.7 milje) lartësi. Ministria e Emergjencave e Rusisë tha se nuk ka rrezik për zonat e populluara.