Kosova

Vjosa Osmani takohet me zëvendëspresidentin e MCC-së: Granti prej mbi 200 milionë, do ta transformojë sektorin e energjitik të Kosovës

Shkruar nga Liberale

Vjosa Osmani takohet me zëvendëspresidentin e MCC-së: Granti prej

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar ditën e sotme me zëvendëspresidentin e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit-MCC, Cameron Alford.

 Ajo tha tha se granti prej mbi 200 milionë euro nga agjencia e MCC e qeverisë amerikane do ta transformojë thellësisht sektorin energjetik të Kosovës.

“Si investimi më i madh në fushën e energjisë, Programi Compact është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-ShBA”, shkruan ajo.

Programi Kompakt i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit do të lancohet sot nga Qeveria e Kosovës, ku në ceremoni do të marrin pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe zëvendëspresidenti i MCC-së, Cameron Alford, shkruan Klankosova.tv.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH